Lajme

Plagoset një 31 vjeçar në Pejë, policia në ndjekje të autorit

12/03/2019 22:43
nga:A. R.

Në orët e mbrëmjes së sotme një plagosje më armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Pejës. Rasti ka ndodhur afër një kafiterie, saktësisht në rrugën “Xhevat Begolli”.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënës i Policisë në Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, deri sa i njëjti ka thënë se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Kemi pranuar informacion fillestar se në Spitalin Rajonal të Pejës është dërguar në person i plagosur nga arma e zjarrit. Ju kemi përgjigjur rastit në Spital menjëherë dhe paralel kemi shtrirë hetimet në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Xhevat Begolli’. Viktima është jashtë rrezikut për jetë ndërsa një operacion policor po zhvillohet edhe në këto orë për kapjen e atuorit ose autorëve. Të dhëna shtesë tani për tani mund të dëmtojnë operacionin.”-ka deklaruar Ibra.

Ndryshe, sipas Ibrës, i plagosuri është 31 vjeçar./Indeksonline/