Cult

“Plagjiaturat e Supermenit”, ekspozita që shpalos plagjiaturat e ministrit Ramë Likaj

06/18/2020 14:31
nga:N S

Konisderohet si ekspozita e parë e plagjiaturave në Kosovë.

Sipas organizatorëve, plagjiaturat e Ministrit të arsimit dhe Shkencës, profesorit Ramë Likajt, do të shpalosen para jush në një mënyrë të pazakontë, përmes një ekspozite.

“Duke e çmuar punën e pashembullt të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, profesorit supermen: Ramë Likaj, organizojmë ekspozitën e parë historike, të plagjiaturave të tij”, thuhet në njoftim.

Ekspozita e titulluar “Plagjiaturat e Supermenit” do të hapet nesër, më datë 19 qershor, prej orës 11:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”.