BLIC.TV

“Plaçkitja me testet për Covid-19” – Haziri i VV-së akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorime

09/07/2020 19:56
nga:A. R.

Expose, prodhim i GazetaBlic, ka realizuar dokumentarin “Plaçkitja me testet për Covid-19”, ku janë dhënë detaje mbi monopolin që Ministria e Shëndetësisë, iu ka dhënë laboratorit të vajzës së Blerim Devollit.

Në këtë dokumentar janë sjellur detaje mbi çmimet e larta për kryerjen e një testi për koronavirus.

Fitim Haziri, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se çmimi prej 200 eurosh është i lartë për qytetarët e vendit, për ta bërë testin e koronavirusit.

Ai ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë, për keqpërdorime financiare dhe lidhje me biznesmenë të ndryshëm vendorë.

Tutje, Haziri thotë se edhe çmimi prej 50 eurosh është shumë i lartë për qytetarët e vendit, e lëre më ai 200 euro.

https://www.facebook.com/gazetablic/videos/1228728154163254/