Sporti

Pjesëtari i stafit kundërshtar i kërkon foto, Ronaldo e shtyen me arrogancë

05/08/2023 21:31
nga:Mergim Rreci

Ndeshja e javës së 26-të të Arabisë Saudite vendosi përballë skuadrën e Cristiano Ronaldo, Al Nassr dhe atë të sulmuesit të kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshit, Al Khaleej.

Takimi u mbyll me barazimin 1-1, me miqtë që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, transmeton GazetaBlic Sport.

Al-Nassr dominoi pjesë kryesore të takimit, megjithatë pjesa e dytë nuk solli ndryshim në rezultat, duke e lënë shumë të nervozuar Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi portugez reagoi shumë keq pas ndeshjes, madje u bë viral me sjelljen e tij ndaj një zyrtarit të klubit kundërshtar, i cili kërkoi një foto me të.