Showtime

Pjesëtari i FSK-së i reagon Sellmës për komentin që ia bëri vajzës së Arkanit!

03/14/2019 19:56
nga:L I

Komenti i Sellmës në fotografinë e vajzës së Arkanit ka ngjallur reagime të shumta në publik, shkruan GazetaBlic.

Ishin të shumta komentet që i kujtonin grimeres se çfarë kishte bërë Arkani vite më parë. E nuk vonoi shumë erdhi edhe reagimi i Sellmës përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ku ajo u “shfajësua” duke thënë se nuk e dinte kush ishte ajo, dhe se faqen e saj nuk e mban vetëm ajo, por edhe të tjerë!

Reagon Sellma: Nuk e pranon se ka komentuar ajo, por dikush nga stafi!

E në mesin e shumë njerëzve, ka reaguar edhe Asim Gashi, pjesëtar i FSK-së i cili i drejtohet Sellmës se duhet t’i shoh ato çfarë Arkani ka bërë dikur.

Madje ai vazhdon duke thënë se më mirë do ishte të bënte një vizitë në kompleksin “Adem Jashari”, se sa atë koment që ka bërë./GazetaBlic

03/14/2019 17:12

Shpërthen rrjeti! Komentuesi ia numëron të gjitha Sellmës, një e nga një!