Sporti

Pjanic ‘thumbon’ Interin: Jemi skuadra më e mirë në Itali

10/09/2019 16:07
nga:Lorik J

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic beson se ‘Bianconerët’ janë akoma skuadra më e mirë në Itali.

Juve tani e gjejnë veten në krye të tabelës së Serisë A – pasi fitoren në Derbi D’Italia ndaj Interit, raporton GazetaBlic.

Ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje ligë, por kanë barazuar vetëm kundër Fiorentina 3 javë më parë.

“Ëndrra ime është të jem ndër më të mirët në botë, ne po punojmë dhe jam i lumtur me mënyrën se si po shkoj. Ne e merituam fitoren ndaj Interit 2-1 dhe ne më në fund arritëm në vendin e parë në Serie A”, tha Pjanic.

“Unë mendoj se skuadra jonë është padyshim më e mira në Itali, ne duam të jemi në krye të renditjes dhe tani jemi aty. Synimet tona janë të larta, jo vetëm këtë sezon, por çdo vit. Ne duam të fitojmë të gjitha trofetë dhe do të provojmë përsëri këtë vit”, përfundoi mesfushori nga Bosnja.

/GazetaBlic/