Sporti

Pjanic: Ronaldo nuk shkoi në ceremoninë e Topit të Artë – pasi ai nuk është mësuar të dështojë!

12/03/2019 19:26
nga:Lorik J

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic thekson se Cristiano Ronaldo nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë të vitit 2019, sepse ishte i zhgënjyer që nuk arriti të fitonte çmimin prestigjioz.

Ceremonia e Topit të Artë u mbajt dje në Paris. Çmimi u fitua përfundimisht nga superylli i Barcelonës, Lionel Messi, përcjell GazetaBlic.

Ndërkohë, mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, është renditur në vendin e dytë, kurse Ronaldo u rendit i treti.

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic u pyet për mungesën e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e Topit të Artë 2019.

“Ai nuk është mësuar të mos fitojë. Më vjen keq për të; ai ka qenë më i miri në botë me vite”, tha ai siç raportohet nga Italian Football.

“Ai ka bërë shumë gjëra në karrierën e tij dhe ka arritur shumë në futboll,” tha Pjanic.

/GazetaBlic/