Sporti

Pjanic, kontratë katër vjeçare me Barcelonën

05/09/2020 22:42
nga:M K

Operacioni i transferimit të boshnjakut drejt Barcelonës është çështje në përfundim e sipër.

Kështu të paktën shkruan portali katalunas “Sport”, i afërt me klubin nga “Camp Nou”, që konfirmon se nëse blaugrana pranon që të nënshkruajë me përfaqësuesin ballkanas për katër vitet e ardhshme, marrëveshja do të nënshkruhet, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq, mediat italiane shkojmë më tej duke thënë se akordi mes palëve veçse është arritur dhe se ish-mesfushori i Romës nga edicioni i ardhshëm do të djersitë fanellën “verdhë e kuq”.

Gjithsesi, si opsion tjetër është përfolur edhe një shkëmbim i mundshëm mes tij dhe Arthur Melos, për të cilin Juve është e interesuar tash e një kohë të gjatë.

Vlera aktuale në treg e Pjanic është afro 50 milionë euro, por sipas analizave, pas koronavirusit kjo shifër do të pësojë rënie drastike deri në 30 milionë sosh.

/GazetaBlic/

06/02/2020 09:45

LAJMI I FUNDIT: Pesë lojtarë dhe dy trajnerë te Barcelona me koronavirus