Sporti

Pirlo: S’kemi nevojë për shuplakë që të këndellemi

10/26/2020 08:29
nga:Lorik J

Andrea Pirlo thotë se Juventusi ‘nuk duhet të ketë nevojë për një shuplakë në fytyrë që të zgjohet dhe të luajë me intensitet’ pas barazimit 1-1 me Hellas Verona.

Deri më tani skuadra e Juventusit ka barazuar me Romën, Crotone dhe Verona, përcjell GazetaBlic Sport.

“Pjesa e parë nuk ishte mjaft agresive, ne i pritëm ata, megjithatë krijuam shanset më të mira”, tha Pirlo për Sky Sport Italia.

“Ne reaguam mirë pasi ata morën epërsinë, por nuk duhet të na duhej një shuplakë në fytyrë për t’u zgjuar dhe për të luajtur me intensitet.”

“Kur luan kundër Verona ose Atalanta, është e vështirë sepse ata krijojnë shumë duele. Ne kemi punuar për të shmangur presionin e tyre të lartë dhe kjo funksionoi më mirë në pjesën e dytë”, përfundoi Pirlo.

/GazetaBlic Sport/