Nesër me fillim nga ora 20:45 zhvillohet ndeshja kryesore e javës së 18 në Serie A.
“Derby d’Italia” mes Interit dhe Juventusit pritet të sjellë spektakël për tifozët e futbollit, përcjell GazetaBlic.
Zikaltërit kanë katër pikë më shumë se kundërshtari i përhershëm, por edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar gjithashtu.
Prandaj, dueli i nesërm pritet të tregojë shumëçka sa i përket renditjes tabelare dhe synimeve të ekipeve.
Në vigjilie të kësaj përballjeje, ka folur edhe Pirlo, që ka thënë se nuk i frikësohen Interit dhe se po bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë takim.
“Unë mendoj se Interi do të jetë agresiv në fillim për të marrë ritmin e lojës.
Por edhe ne e kemi përgatitur veten për këtë, nuk do të kemi frikë të shkojmë në San Siro dhe të luajmë ndeshjen, sepse ne jemi Juventus”, tha ndër të tjera ai.
/GazetaBlic/