Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo është ndarë i kënaqur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Crotones.
“Zonja e Vjetër” triumfoi pastër 3-0, për të filluar rikthimin gradual drejt kreut, përcjell GazetaBlic.
Pas ndeshjes, tekniku italian foli rreth fitores, ndërsa përmendi faktin se ekipi i tij është ende në garë për titull.
“Nisim pak nervoz, ndoshta nga humbjet e fundit na nervozuan. Pastaj, golat na ndihmuan dhe qetësuan. Nisja nuk ishte më e mira, gjëja e rëndësishme ishte të sjellim në shtëpi të tri pikët.
Të gjithë pas Interit janë në garë, jemi ndër ata që do luftojmë deri në fund”, tha ndër të tjera ai.
/GazetaBlic/