Trajneri i Milan, Stefano Pioli analizoi fitoren 1-0 ndaj Veronas në Serie A.
Në prononcimin për mediet pas këtij takimi, tekniku italian u shpreh se ndaj lojtarëve të tij ka shumë negativitet, ndërsa shtoi se kjo fitore do u bëjë mirë.
“Ne luajmë gjithmonë për të fituar dhe kjo e sotmja është një fitore e rëndësishme në fund të një ndeshjeje të lodhshme. Nuk e kuptoj pse, por shoh shumë negativitet që njerëzit kanë për lojtarët e mi. Ndoshta ndërtimi i lojës ishte pak i ngadalshëm, por ne luajtëm si ekip, duke punuar si ekip dhe kjo fitore do të na bëjë mirë”, tha Pioli.