Sporti

Pioli flet para ndeshjes me Atletico Madridin: Jemi gati, përkrahja e tifozëve na motivon

09/27/2021 13:22
nga:Lorik J

Pas humbjes në Anfield, Milani kthehet në Ligën e Kampionëve në shtëpi.

Nesër në mbrëmje, Rossonerët do të presin Atletico Madridin në xhiron e dytë të fazës së grupeve.

Stefano Pioli ka folur sot në një konferencë për shtyp – ku ka thënë se skuadra e tij është gati për ballafaqim.

“Ne jemi duke përjetuar përvojat tona. Ne jemi të rinj dhe kjo na jep shumë përparësi, aty ku nuk arrijmë me përvojë arrijmë me ide, energji, entuziazëm. Poashtu do të kemi mbështetje të madhe nga tifozët në San Siro”, tha fillimisht Pioli.

“Atletico Madrid është një ekip shumë i fortë, ata kanë një trajner të madh dhe lojtarë të nivelit të lartë, të gatshëm për të goditur në gabimin më të vogël. Duhet të jemi të përqendruar për 90 minuta”, përfundoi Pioli.

/GazetaBlic Sport