Sporti

Pikët e sekondave të fundit! A gaboi gjyqtari i ndeshjes Feronikeli – Rahoveci?

10/17/2019 17:11
nga:M K

Ishte temë mjaft e përfolur ditën e djeshme.

Fjala është për ndeshjen mes Feronikelit dhe Rahovecit, që nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan GazetaBlic.

Kjo për faktin se gjyqtari vendosi mos t’i pranojë pikët e sekondave të fundit, megjithëse vërehet shumë mirë se topi veçse ishte në gjysmë të fushës kur ra gongu, me ç’ka pikët do të duhej të pranoheshin, por kuptohet, gjithsesi, organeve kompetente të federatës u takon vendimi i fundit.

Rezultati ishte 75-72 kur kishin mbetur më pak se 1 sekondë deri në fund, por Gunjina arriti të realizojë thuajse nga trapezi i Rahovecit.

Vlerësojeni vetë nga videoja e mëposhtme:

Kujtojmë se drenicakët ishin në cilësinë e vendasit, por për shkak të punimeve në Drenas, me marrëveshje të dyanshme, u vendos që dueli të zhvillohej në “Mizahir Isma”.

/GazetaBlic/

11/16/2019 19:13

Rahoveci sigurt ndaj skuadrës që ia shkaktoi humbjen e vetme, rikthehet në krye të elitës