Një ndryshim i përhapur në pikëpamjet politike mund të jetë shkaku pse njerëzit gjithnjë e më shumë po i kthejnë shpinën vaksinave, kanë sugjeruar studiuesit.
Më shumë njerëz po gjenden të kenë pikëpamje kundër vaksinave në vendet ku politika populiste po rritet në popullaritet.
Popullizmi – i praktikuar nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe UKIP – është politika që pretendon të bazohet në shqetësimet e njerëzve mesatar dhe jo të njerëzve më të pasur ‘elitarë’, të cilët tradicionalisht kanë më shumë pushtet.
Besohet se normat e ulëta të vaksinimit kanë kontribuar në shpërthimet e fruthit në Evropë dhe SHBA këtë vit, dhe lëvizja në internet po merr përmasa të mëdha.
‘Anti-vaksinuesit’ besojnë se faksinimi mund të ndikojë në shfaqjen e autizmit dhe sëmundjeve tek fëmijët dhe – asnjë nga këto nuk është provuar të jetë e vërtetë.