Sporti

Piatek po largohet nga Milani, Bundesliga destinacioni i tij i ri

01/29/2020 13:45
nga:Mergim Rreci

Rikthimi i Ibrahimovic’it në Milan padyshim se i ka hapur rrugë largimit të Krzysztof Piatek.

Përkundër faktit se trajneri i “kuq e zinjve”, Stefano Pioli pati deklaruar se Piatek nuk duhet të ketë frikën e suedezit Ibrahimovic, megjithëse minutazha e polakut është reduktuar dukshëm, shkruan GazetaBlic.

Kështu që pritet një largim i tij në këtë afat kalimtar nga Milani.

Gazetari i mirënjohur italian, Gialnluca Di Marzio, Piatek po afrohet me Hertha Berlin. Takimi do të mbahet sot më vonë sot për të gjetur një marrëveshje në mes palëve.

Oferta e klubit Gjerman do të jetë 27 milionë euro, plus bonuse shtesë.