Sporti

Piatek nuk shënon prej pesë ndeshjesh, por ende mund ta thyejë një rekord

05/16/2019 19:07
nga:M K

Krzysztof Piatek prej 5 ndeshjesh nuk ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës.

Këtë fundjavë ndaj Frosinones, polaku i Milan duhet të tentojë të ndërpresë agjërimin e golave që zgjat prej plot 507 minutave lojë.

Edhe pse sulmuesi nuk po përjeton një moment të shkëlqyer, sikurse raporton “La Gazzetta dello Sport”, nëse polaku do të realizojë dy gola në ndeshjet e mbetura mundet të regjistrojë një rekord.

Një dygolësh në fakt do të çonte polakun në kuotën e 10 golave me kuqezinjtë në Seria A, pas 13 golave të shënuar më parë me Genoa.

Ky do të ishte një rekord në kampionatin italian, madje edhe për kampionatet elitare në Europë në këtë milenium.

Aubameyang në sezonin e kaluar 2017-18 arriti kuotën me dyshifrave me dy fanella, por në kampionate të ndryshme: 13 gola me Borussia Dortmund dhe 10 me Arsenal.

05/27/2019 13:18

Kështu duket në Mbrëmjen e Maturës vajza e Barack Obamës