Sporti

Philipe Coutinho nuk largohet nga Liverpool

11/14/2017 15:07
nga:E.A

Kohëve të fundit ka pasur polemnika të shumta rreth të ardhmes së Philippe Coutinho.

Mesfushori brazilian po kërkohet me ngulm nga klubi spanjoll Barcelona.

Philippe Coutinho ishte pranë largimit nga Liverpooli këtë verë, por me insistim të trajnerit Jurgen Klopp, ai mbeti pjesë e “The Reds”, të paktën deri në përfundim të këtij stinori.

Ai tani ka ndryshuar mendim dhe thotë se është i lumtur në Angli, transmeton KosovaPress.

“Jam duke luajtur në njërën prej ligave më ë forta në botë dhe ky është një nder për mua”, ka thënë Coutinho për gazetën Marca.

“Jam shumë i lumtur, por tani fokusi im është vetëm për kombëtaren braziliane dhe pasi të kthehem në Angli do të mendoj vetëm për Liverpoolin”.

“Momentalisht jam shumë i lumtur me jetën këtu”, ka shtuar ai.

11/22/2017 10:06

Ky ish lojtar i Real Madrid shumë afër kalimit tek Barcelona