Sporti

Pezullohet sezoni në NBA, shkaku i koronavirusit

03/12/2020 08:17
nga:M K

Organizata botërore e shëndetësisë mbrëmë konfirmoi se koronavirusi tashmë është kthyer në pandemi.

Pak orë pas saj, doli me një konferencë edhe presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, shkruan GazetaBlic.

Në mesin e shumë vendimeve që i ka marrë si masë parandaluese, Trump ka konfirmuar se sezoni basketbollistik në NBA do të pezullohet deri në një vendim të ri.

Ndërkaq, para afro një ore ka reaguar edhe basketbollisti më i mirë aktualish, LeBron James, i cili në rrjetin social “Twitter” ka shkruar:

“Njerëz, anuluam ngjarjet sportive, shkollat, punët në zyre etj, etj. Ajo çka na duhet vërtetë është ta anulojmë 2020’tën. Dhe paramendoni, kanë shkuar vetëm tre muaj. Zoni na bekoftë dhe qëndroni të qetë”.

/GazetaBlic/

06/11/2020 22:38

NBA do të fillojë më herët se që pritej