Lajme

Pezullohet granti i dajës së deputetes Pacolli, Guri: Një fitore e vogël, ne si LDK nuk do të ndalemi do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune

11/23/2024 18:09
nga:Sh R

Raportohet se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci, ka marrë vendimin për ta pezulluar procedurën e grantit që daja i deputetes Fitore Pacolli, e kishte fituar.

Pas këtij pezullimi ka reaguar kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri, ku thotë se kjo është një fitore e vogël në rrugën e gjatë të kthimit të drejtësisë dhe dinjitetit të institucioneve tona.

Ndër të tjera Guri thotë se si LDK nuk do të ndalen dhe do ti shkojnë deri në fund kësaj rruge.

Postimi i plotë:

Kjo është një fitore e vogël në rrugën e gjatë të kthimit të drejtësisë dhe dinjitetit të institucioneve tona.

Pezullimi i grantit për dajën e Fitorës nga Faton Peci, e dëshmon që aty ka HAJNI, e vërteton krejt atë që e kemi fol gjatë ksaj kohe. Pervec pezullimit, hapi tjeter duhet të jetë ANULIMI.

Hajde tash mas dajës anuloja edhe vllaut të Fitorës.

Ne si LDK nuk do të ndalemi dhe do ti shkojmë deri nfund kësaj pune. Ktheni paret që i keni vjedhë CENT MË CENT.