BLIC.TV

Petroviq tregon cilat ishin dy qëllimet kryesore të BIA-s serbe kur e ndaluan në kufi

04/05/2019 23:28
nga:FL.B

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq konsideron se ndalesa e cila i ishte bërë për më shumë se 5-orë në pikën kufitare në Merdar nga zyrtarët e Shërbimit Informativ dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA), ka pasur dy porosi, shkruan GazetaBlic.

Sipas tij, e gjithë kjo punë në rend të parë e ka pasur qëllimin që të frikësohet ai dhe njerëzit që kanë qenë me të derisa shton se porosia tjetër, gjëja tjetër që kanë dashur ta shohin është nëse do të ti dal dikush në mbrojte.

Petroviq në “BlicInterview me Astrit Gashin” është shprehur se do që të ketë një jetë të lirë dhe se është shumë transparent, por pavarësisht kësaj për vitet të tëra merr kërcënime.

Po, por më kanë mbajtur 5-orë dhe më kanë pyetur për shumëçka, para së gjithash rreth gjërave që janë tashmë të njohura por ajo që për ata ishte brenga më e madhe ishte nëse SLS do të jetë pjesë e Qeverisë nëse Lista Serbe nuk do të ishte në Qeveri.

Ky ishte rasti që më ndodhi mua dhe nënkryetarit të partisë time. Edhe ai është ndalur disa orë e po ashtu edhe një anëtar, z. Jakovleviq – anëtar i këshillit i cili ka shkuar të operojë djalin e tij në Beograd e që është ndalur e malltretuar plot 11-orë.

Këtu kanë qenë dy porosi – të frikësohem unë dhe njerëzit që kanë qenë me mua dhe porosia tjetër, gjëja tjetër që kanë dashur ta shohin është nëse do të kenë mbrojtjen e dikujt dhe nëse do të më dal dikush në mbrojtje.

Unë them normalisht duhet të kem një jetë të lirë dhe janë këto gjëra të cilat ata kanë dashur t’i bëjnë dhe qëndrimet e mia janë të qarta e transparente. Unë kam shumë pasoja nga kjo, tash e sa vite kam kërcënime por unë këtë nuk bëjë me insistimin e askujt por kështu e shoh dhe unë i shoh problemet.

Edhe nëse ndonjë problem vjen nga ana jonë, unë jam nga ata njerëz që tregon se ku është problemi dhe të ofrojë zgjidhjen. Pra, zgjidhje janë njerëzit cilësor, njerëzit që e kanë mbështetjen dhe votat në zgjedhjet e lira dhe legjitimi e jo kësisoj. Ne tani kemi një situatë të tillë ku kemi përfaqësueses në emër të komunitetit serb, por kemi përfaqësues që bisedonin me komunitetin serb.

Dhe mbi 90 për qind, askush nuk i mbështetë veprimet e listës serbe por, kush i pyet këta?! Dhe ky është një pakt pozicion e unë nuk jam njeriu më i guximshëm këtu e nuk dua që ndokush edhe të më shoh apo të më kuptojë si të tillë,” – ka thënë Pretroviq.

/ © GazetaBlic /

08/26/2019 01:38

Albin Kurti tha se nuk shkon te varri i Ibrahim Rugovës, nxit të komentoj Bajrush Morinën