• të fundit

BLIC.TV

Petroviq: Po ta bënim këtë gjë, sot Oliver Ivanoviqi ndoshta do të ishte gjallë

04/05/2019 22:47
nga:FL.B

Deputeti serbi i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq derisa po fliste për jetën që po e bënë derisa po ruhet nga Policia e Kosovës, ka përmendur edhe rastin e Oliver Ivanoviqit i cili ishte vrarë derisa po dilte nga shtëpia e tij në Veri të Mitrovicës.

Ai në “BlicInterview me Astrit Gashin” ka thënë se po të gjendej me kohë dorasi i cili i mori jetën Ivanoviqit, ky i fundit ndoshta do të ishte gjallë.

“Por të ua përkujtoj, në vitin 2013-të, në Zgjedhjet Lokale kandidati ynë për kryetar të Mitrovicës Veriore, është vrarë në mes të fushatës, para shtëpisë së tij dhe as sot e kësaj dite nuk e dimë se kush e ka bërë këtë po ta kishim gjetur dorasin e kësaj vrasjeje ndoshta Oliver Ivanoviq sot do të ishte gjallë. Ne e kemi vrasjen e Oliver Ivanoviqit e nuk e dimë se kush është dorasi dhe janë këto gjëra shumë serioze me të cilat do të duhej të merreshin jo vetëm Institucionet Vendore por edhe ato ndërkombëtare,” – ka thënë Petroviq.

Ai ka shtuar se nuk është njeri që frikësohet por tregon se kur është fjala për familjen, atëherë natyrisht që ka frikë. Petroviq madje hedh akuza rreth asaj se edhe komuniteti në të cilën bënë pjesë nuk ka adresë ku do të mund të kërkojë mbrojtje, ndonëse një gjë e tillë këtij i është ofruar nga Policia e Kosovës.

Unë nuk jam njeri që frikësohet, por jam i gjallë dhe natyrisht frikësohem për më të afërmit e mi të cilët janë më të dobët dhe për bashkëpunëtorët e tij. Komuniteti serb është shumë i frikësuar sepse nuk ka një adresë ku do të ndihej i sigurt. Ata që do të duhej t’i mbronin, ofrojnë ndarje, përkufizime dhe askush s’e di se çka është. Është sot shek. – XXI -dhe neve synojmë BE-në e një civilizim ku ka me qindra popuj e komunitete e ne duam të bëjmë atë çka bëjmë këtu,” – ka thënë ai.

/ © GazetaBlic /

06/26/2019 00:05

“Karriget në kuvende zgjedhore tregojnë se në LDK ka garë”