BLIC.TV

Petroviq flet hapur se si u sulmua në Prishtinë, ‘shpërthen’ me akuza ndaj Vuçiqit e Kostiqit

04/05/2019 20:44
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq në “BlicInterview me Astrit Gashin” i cili transmetohet sonte në ora 22:00, ka folur për përleshjen që ka pasur me këshilltarin e ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, Milan Kostiq.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj Kostiqit për të cilin shton se ka qenë njeriu i cili ka frikësuar banorët serb të cilët kanë dashur ta shprehin qëndrimin e tyre të lirë gjatë zgjedhjeve në Kosovë por që ky i fundit, sipas Petroviqit, i ka frikësuar ata, e madje shton se me këtë punë që ai ka bërë, shumë njerëz kanë mbetur edhe pa të ardhura, kanë humbur ndihmat sociale dhe vendet e punës.

Petroviq është shprehur i habitur se si ka arritur të sulmohej vetëm 10-metra larg Parlamentit të Kosovës, të cilën ai tregon se e sheh si shtëpinë e tij e edhe më i brengosur thotë të jetë se gjitha kjo ka ndodhur shkaku i një personi që të gjithë e njohin si të dhunshëm.

“Para së gjithash, ajo që është me rëndësi të ceket është se kjo nuk është e para herë e madje ka qenë kulmi i krejt asaj se çka bëhet këtu tash e sa vjet kur kemi të bëjmë pikërisht me këtë njeri. Sa i përket partisë tonë dhe partive të tjera që kanë marrë pjesë në fushatën zgjedhore, ai është paraqitur në polici si një person i cili ka frikësuar votuesit që votojnë kundër Listës Serbe. Madje, jo vetëm që i ka frikësuar, por edhe ua ka pamundësuar njerëzve që të deklarohen lirisht, e madje me këtë punë që ai ka bërë shumë njerëz kanë mbetur edhe pa të ardhura, kanë humbur ndihmat sociale, vendet e punës. Ai për ne nuk është një i panjohur e madje as për Policinë e Kosovës.“

“Atë ditë, ajo që ka kulmuar ka qenë edhe këshilltari ministrit të bujqësisë, Rikallo. I ministrisë përkatësisht aty ku ka qenë ministër Rikallo, ka pasur shumë gjëra të cilat nuk kanë qenë komfor ligjit e një prej tyre është edhe investimi përkatësisht dhënia e disa projekteve të cilat kanë qenë të destinuara për qytetarët tanë para së gjithash për komunitetin serb.”

“Ai i ka ndarë mes veti me farefisin e tij dhe atë ditë unë pata atë ngjarje të pakëndshme me atë njeri që kishte ardhur aty dhe më provokonte e më frikësonte dhe ajo që më habitë është se për herë të parë ndodhi 10-metra larg Parlamentit të Kosovës dhe për mua ishte një brengë edhe më e madhe sepse këta njerëz që njihen si të dhunshëm, kanë ardhur në qendër, pra para shtëpisë time ta them më mirë kështu e të sillen në mënyrë kaq të egër.” – ka thënë Petroviq.

Sipas tij, deri te ky konflikt kanë ardhur pasi që Lista Serbe nuk e sheh Petroviqin si kundërshtar politik por si armik dhe e akuzon për fyerje të vazhdueshme, madje edhe në rrjetet sociale.

“Ata kanë problem të atillë që mua dhe partinë që e udhëheq na shohin jo si kundërshtar politik, por si armiq. Kështu edhe sillen me ne tash e sa kohë dhe Kostiqi është pasojë e gjithë kësaj. E para gjithë kësaj, ai ka dërguar shumë kërcënime e madje edhe mesazhe e porosi fyese. Ka pasur dhe profile të rreme e këtyre javëve të fundit publikisht anë përcaktuar në “Facebook”, kur ka ndodhur ngjarja në Mërdare e këta e kanë përshëndetur siç kanë thënë – e kanë përshëndetur Policinë e Serbisë e cila siç janë shprehur, i kanë ndaluar tradhtarët pra na kanë thirrur me emra fyes dhe aktiviteti i tyre njëfarë dore është shtuar pas deklarimit të presidentit të Republikës së Serbisë, Vuçiq i cili në një javë për pothuajse çdo ditë e ka përmendur emrin dhe mbiemrin tim në kontekstin më negativ dhe mua e njerëzve rreth meje na kanë na kanë bërë si një shënjestër e një gjë të tillë e kanë bërë edhe me të ndjerin, Oliver Ivanoviq i cili është vrarë shkaku i një retorike që ka qenë fatale të themi edhe për të edhe për të tjerët si ai.” – ka shtuar ai.

/ © GazetaBlic /

04/05/2019 23:28

Petroviq tregon cilat ishin dy qëllimet kryesore të BIA-s serbe kur e ndaluan në kufi