Lajme

Petrit Zogaj ironizon: Kur të rritem, dua të bëhem Kadri

05/21/2019 21:14
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Petrit Zogaj ka ironizuar me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas tij, në paraqitjet publike, Veseli ka vetëm fjalë të mira, siç tha ai, sikur të ishte prift ose ndonjë hoxhë.

Duke ironizuar, ai tha se ka “dëshirë që kur të rritet të bëhet Kadri”.

Shënimi i plotë:

Cka i kish shku zanati i Priftit a Hoxhes Veselit.

Vazhdimisht fjale-embel, ju thote njerezve mos me be keq, thote te punojne per te miren e popullit, te jemi te bashkuar, mos ta kritikojme njeri-tjetrin e te gjitha fjalet e mira qe njeri mundet me i gjete brenda vetes 😛

Me nje fjale, kur te rritem dua te behem Kadri 😛