Sporti

Petr Cech nënshkruan kontratë me klubin e hokejit

10/09/2019 22:38
nga:Lorik J

Pas pensionimit nga futbolli, Petr Cech ka nënshkruar me një klub të hokejit.

Ish portieri i Chelsea dhe Arsenal, Petr Cech ka vendosur të dalë nga pensioni – por ai nuk po kthehet në fushën e futbollit, raporton Goal, përcjell GazetaBlic.

Në vend të kësaj, Cech ka nënshkruar me klubin gjysmë profesional të hokejit, Guildford Phoenix, për të cilin do të bëjë debutimin e tij të Premten.

“Jam i lumtur që kam mundësinë të luaj me Phoenix për të marrë përvojë në ndeshje,” tha Cech në një njoftim për shtyp të klubit.

“Shpresoj se mund ta ndihmoj këtë ekip të ri për të arritur qëllimet e tyre për sezonin dhe të përpiqem të fitoj sa më shumë ndeshje, kur të kem fatin të luaj.”

Cech u tërhoq nga futbolli pas sezonit të kaluar, pasi kishte luajtur në Arsenal që nga viti 2015 – pasi kaloi më parë 11 sezone me Chelsea.

/GazetaBlic/