Sporti

Pësoi lëndim të rëndë, Abrashi merr mesazhe nga shumë lojtarë të kombëtares

03/14/2018 11:37
nga:Y.K

Mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi, pësoi një dëmtim të rëndë dukë këputur ligament. 27-vjeçari e ka mbyllur zyrtarisht sezonin, dhe dëmtimi kërkon një kohë të gjatë për rikuperim.

Pas këtij lajmi të rëndë, mesfushorit shqiptar i kanë ardhur në mbështetje futbollistët e Kombëtares, të cilët i japin kuraje Abrashit për t’ia dalë. Urimin e parë për “pitbullin” e ka bërë Taulant Xhaka në Instagram, i cili ka postuar një foto me Abrashin. Më pas me radhë, Mergim Mavraj, Eros Grezda, Arlind Ajeti dhe Emir Lenjani.

03/13/2018 19:21

Amir Abrashi këput ligamentin e gjurit dhe gati për operacion