Euro2024

Pësoi lëndim serioz në Europian | Varga lirohet nga spitali dhe kthehet në Hungari

06/26/2024 16:35
nga:Lorik J

Varga është rikthyer sot në Hungari, ndërsa bashkëlojtarët e tij janë ende në pritje për të zbuluar nëse kanë kaluar në 1/16 të Kampionatit Evropian si një nga katër skuadrat më të mira të vendit të tretë.

Klubi i tij Ferencvaros postoi një foto të Vargës në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Barnabas është kthyer në shtëpi”.

Mbrëmjen e së dielës, në minutën e 68-të të ndeshjes mes Hungarisë dhe Skocisë në Stutgart, Varga është përplasur ashpër me portierin skocez Angus Gan. Ai u godit fort në fytyrë, dhe më pas koka e tij u përplas në tokë kur u rrëzua.

Pas ndihmës së parë në fushë, i rrethuar nga shokët e skuadrës që mbanin një batanije për ta fshehur nga kamerat, Varga u transportua në një spital në Stutgart ku iu nënshtrua një operacioni.

Lojtari tani u kthye në Hungari dhe me gjasë nuk pritet të luajë në Euro, nëse kombëtarja e tij kalon tutje.

/GazetaBlic Sport