Sporti

Pësoi lëndim me kombëtaren, ja kur rikthehet në fushë Tonali

09/16/2023 08:45
nga:Mergim Rreci

Newcastle po përgatitet për ndeshjen ndaj Brentford, përpara se të nisë me misionin Champions, të martën e ardhshme, me transfertën e Milanit.

Duke folur për mediet në prag të sfidës ndaj Brentford, trajneri i Newcastle, Eddie Howe theksoi se lojtarët së pari duhet të jenë të fokusuar te ndeshja e kampionatit dhe më pas te ajo e Champions League ndaj Milanit.

“Objektivi i vetëm për mua është të përpiqem të mposht Brentford. Milani do të ketë përparësi pasi të përfundojë ndeshja. Unë mendoj se ne do të mbajmë emocionet në kraharor, do të jetë thjesht një fluturim pak më i gjatë se ato që bëjmë zakonisht në Premier League. Unë jam shumë i gatshëm të flas për Milanin sot. Ne duam që vëmendja dhe energjia e lojtarëve të drejtohet drejt së nesërmes”-tha ai.

Howe më pas njoftoi se mbrojtësi Sven Botman mund të rikthehet pasi e ka kaluar dëmtimin, ndërsa Sandro Tonali ka një dëmtim të lehtë në kofshë dhe mund të mos luajë kundër Brentford në mënyrë që të jetë në dispozicion kundër ish-klubit të tij.

“Botman është gati dhe mund të luajë, Tonali nga ana tjetër duhet të pushojë ende pas dëmtimit në kofshë dhe shpresojmë të luajë kundër Milanit.”-deklaroi ai.