Sporti

Pësoi infarkt, zgjohet pas gati 3 vitesh nga koma futbollisti i Ajax

03/26/2020 23:06
nga:Lorik J

Futbollisti i Ajaxit Abdelhak Nouri është zgjuar nga koma pas 2 vitesh e 9 muajsh.

22-vjeçari holandez pësoi infarkt gjatë një ndeshje miqësore në 8 korrik të vitit 2017 kundër Werder Bremenit, ku ra në fushë pas problemeve të mëdha në zemër.

Pas 5 ditësh, ai ra në koma dhe ditën e sotme ka mundur të zgjohet dhe të lëvizë.

Vëllai i tij dhe mjekët raportojnë se djaloshi ushqehet dhe reagon nëpërmjet udhëzimeve, por ende nuk mund të flaë dhe komunikon nëpërmjet lëvizjes së qepallave të syrit.

Nuri pësoi dëmtime në tru prej arrestit kardiak, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të jetë më tej gjendja e tij shëndetësore.