Sporti

Pësoi gjakderdhje në tru, futbollisti i ri italian zgjohet nga koma

04/28/2020 22:36
nga:M K

Edoardo Bolzon, futbollisti i ri i Vicenzas është zgjuar nga koma.

Italiani që pësoi gjakderdhje në tru të hënën e 20 Prillit, duket se e ka tejkaluar pjesën e vështirë, përcjell GazetaBlic.

Siç raportojnë mediat nga gadishulli Apenin, anëtari i grupmoshës U17 të skuadrës, është jashtë rrezikut për jetë.

Gjendja e tij nuk ishte e mirë deri sot, kur edhe vetë klubi “bardhë e kuq” konfirmoi përmes një njoftimi se futbollisti i tyre ka shënuar hap para drejt shërimit.

/GazetaBlic/

05/15/2020 19:35

Kombëtarja italiane feston 110 vjetorin