Cool

Peshkatari e bën “operacion” peshkaqenin e ngordhur, duke lëshuar 98 të vegjlit e tij në det (Video)

04/13/2018 08:08
nga:F.B

Janë publikuar disa pamje në të cilat shihet një moment i rrallë në të cilin një peshkatar kryen një “operacion” të një peshkaqeni të ngordhur dhe liron 98 të vegjlit e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Mathew Orlov, i cili realizoi “operacionin” kur e kuptoi se krijesa e ngordhur ishte shtatzënë.

Ai tha se e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull kur ai gjeti peshkaqenin prej 2.7 metrash në ujërat jashtë bregut të Barwon Heads, Victoria, Australi.

Siç pretendon ai, peshkaqeni ishte sulmuar për ngordhje nga një grabitqar tjetër.

Por Mathew, nga Geelong, tha se e pa që stomaku i peshkaqenit po lëvizte sapo e tërhoqi atë në barkë, kështu që ai e preu atë në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar të vegjlit e tij.

Mathew tha se kurrë më parë nuk kishte kryer një c-seksion peshkaqeni, por dinte çfarë të bënte nga dëgjimi i tregimeve nga kolegët e tij. /Telegrafi