Sporti

Pesë ndeshjet më të mira në Kupën e Botës deri më tani

07/14/2018 09:53
nga:Lorik J

Kupa e Botës 2018 është shumë afër fundit, pasi kanë mbetur vetëm edhe dy sfida deri në fund të kampionatit më të madh të futbollit në botë.

Kupa e Botës në Rusi ka qenë një ndër kampionatet më interesante të viteve të fundit, pasi na ka sjellë shumë befasi qysh në ditët e para të garës, shkruan GazetaBlic

Sportskeeda ka postuar pesë ndeshjet më interesante të këtij kompeticioni deri më tani:

Gjermani 2-1 Suedi

Gjermania ka dëshpëruar të gjithë në këtë garë, mirëpo na ka dhuruar gjithashtu një ndeshje mjaft interesante. Gjermanët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë ndaj Suedisë, mirëpo goli erdhi në sekondat e fundit, pasi Kroos shënoi nga goditja e dënimit, për t’i mbajtur gjallë shpresat e gjermanëve për kalimin tutje.

DUESSELDORF, GERMANY – MARCH 23: Sami Khedira of Germany battles for possesion with Andreas Iniesta of Spain during the International friendly match between Germany and Spain at Esprit-Arena on March 23, 2018 in Duesseldorf, Germany. (Photo by Alex Grimm/Bongarts/Getty Images)

Kroaci – Rusi 2-2

Ndeshja e çerekfinales së Kupës së Botës mes Kroacisë dhe Rusisë ishte e jashtëzakonshme. Rusia zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, kurse kroatët nuk u ndalën për asnjë moment, ku në fund fituan pas penalltive.

Belgjikë – Brazil 2-1

Një nga befasitë më të mëdha në këtë garë ka qenë fitorja e Belgjikës ndaj Brazilit. Belgjika ka zhvilluar ndeshje shumë të mira në garën e madhe, mirëpo Brazili ka qenë favoriti kryesor për ta fituar Kupën e Botës. Belgjika zhvilloi një super performancë në çerekfinale, ku edhe eliminoi pesë herë kampionin e botës.

Francë – Argjentinë 4-3

Kur përballen dy super kombëtare si Franca dhe Argjentina, atëherë spektakli gjithmonë është i garantuar. Franca fitoi takimin e fazës së elimiminit me rezultatin 4-3. Kjo ishte një nga ndeshjet më interesante, pasi kemi parë shkëlqimin e Mbappe, paraqitjen negative të Messi, dy super gola, një nga Pavard e një nga Di Maria.

Spanjë – Portugali 3-3

Spanja dhe Portugalia që në ditën e dytë të kampionatit na treguan se kjo garë do të jetë e nxehtë. Ronaldo shkëlqeu në atë ballafaqim, ku edhe shënoi hat-trick, kurse Spanja nuk arriti fitoren ndaj kampionëve evropian në minutat e fundit. Diego Costa, Nacho dhe Ronaldo ishin protagonistët e asaj nate.

/GazetaBlic/

07/18/2018 20:38

Kroacia humbet në finale, por ky gjest i tyre është fantastik