Lajme

Pesë kandidatët e PDK-së që e meritojnë të votohen të dielën

10/04/2019 20:13
nga:A. R.

“Gazeta Blic” ka bërë përzgjedhjen e pesë kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës që meritojnë të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Hisen Berisha, është futur kohët e fundit në politikë, duke u bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka qenë komandant në Zonën e Koshares, dhe njëri ndër figurat më të respektuara të luftës.

Berisha njihet ndryshe si personalitet unik në mendimet dhe parimet që i posedon.

Valdete Idrizi, një aktiviste e kahmotshme e shoqërisë civile. Ajo ka arritur që të merr çmime ndërkombëtare në mbrojtje të drejtave dhe lirive të grave.

Valdete Idrizi është pjesë e Partisë Demokratike dhe për një kohë ka qenë këshilltare e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Eliza Hoxha, një arkitekte e katmoshme e Prishtinës. Ajo për vite me radhë ka qenë njëra ndër këngëtaret më të njohura të skenës muzikore shqiptare.

Po ashtu, Eliza Hoxha, suksesin e saj e ka shfaqur edhe në televizionet tona, duke moderuar emisione të ndryshme.

Ajo është bërë pjesë e PDK-së, duke u zotuar që të punojë për ndryshime në Kosovë.

Xhevahire Izmaku, një aktiviste e hershme e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ka qenë për mandate të tëra deputete e Kuvendit dhe njëra ndër më aktivet në Grupin Parlamentar të PDK-së.

Hajredin Kuqi, është angazhuar në PDK që nga themelimi i saj. Kuqi është profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë Ministër i Drejtësisë në kohën e qeverisjes së ish-Kyeministrit Isa Mustafa. Ai tani garon për deputet në Kuvendin e Kosovës.