Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është parë sot të marr pjesë në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Se ka marrë pjesë në këtë protestë e ka konfirmuar vet Lekaj.
“Po isha si deputet”, tha shkurt ai.
Ndërkohë, AAK-ja përmes një reagimi për media dje kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë protestë.