Lajme

Personi që u gjet i vdekur në Pejë është vëllai i avokatit të njohur kosovar

12/23/2019 14:02
nga:B. D

Mbrëmë rreth orës 20:26, një ankues ka kërkuar ndihmën e Policisë në Pejë pasi që në shtëpinë e tij ishin ndalur dritat dhe mbyllur dera, ndërsa i vëllai nuk i lajmërohej në telefon.

Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur një person pa shenja jete. Indeksonline mëson se viktima është Lulzim Rama, i lindur në vitin 1978.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion me vendim të prokurorit.

Lulzim Rama ishte vëllai i avokatit kosovar, Ilir Rama. Ndërsa vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vet ai.

Te nderuar familjar, miq dhe dashamir, se mbrem rreth ores 20.30 kam marr lajmin per vdekjen e velllaut tim Lulzim Ramaj. Varrimi i te ndjerit behet sot ne oren 15 ne varrezat e Prishtines- Dragodan..

Publiée par Ilir Rama sur Dimanche 22 décembre 2019