Sporti

Personi që e sulmoi Ozilin dënohet me 10 vjet burg

11/08/2019 23:25
nga:M K

Personi që e ka sulmuar Mesut Ozilin dhe Sead Kolasinacin është dënuar me 10 vjet burg.

Në korrik dy persona të maskuar kanë sulmuar lojtarët e Arsenalit. Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së Kolasinac.

Ozil ishte ndaluar aty të takonte mbrojtësin boshnjak dhe në atë moment dy persona kanë tentuar ta sulmojnë. Mesfushori ka hyrë në veturë, kurse lojtari tjetër i Arsenalit është përplasur me grabitësit.

Sipas Sky Sport, për ngjarjen janë arrestuar dy persona, Ashley Smith dhe Jordan Northover. 30 vjeçari edhe më herët është shpallur i fajshëm për grabitje.

Smith është dënuar me 10 vjet burg, ndërsa Northover do të gjykohet së shpejti.

11/08/2019 23:25

Zidane: Benzema e meriton të rikthehet në kombëtaren franceze