Lajme

Personat që erdhën nga jashtë në Suharekë s’kanë shenja të koronavirusit, i infektuari po shërohet

03/26/2020 15:08
nga:N.K

Sot bëhen gjashtë ditë prej kur në Suharekë është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Ky është pacienti i vetëm i infektuar me koronavirus atje, e sipas kryetarit të komunës, Bali Muharremajt, brenda 3-4 ditëve edhe ai do të shërohet. Ndërkohë për personat që kanë ardhur nga diaspora, Muharremaj ka thënë se s’kanë simptoma.

Muharremaj ka thënë se pacienti i infektuar me COVID-19, po përmirësohet. Madje, ai shpreson se brenda 3-4 ditëve, ai do të shërohet plotësisht.

Sipas Muharremajt, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të dyshimtë në këtë komunë.

“Gjendja është e mirë. Nuk ka pas ndonjë rast të ri të dyshuar. Madje, edhe ai që është tu u trajtu në QKUK, po shkon duke u përmirësu, edhe besoj që brenda 3-4 dite do të shërohet, pra rezultati do t’i del negativ”, ka thënë Muharremaj për Express.

09/24/2020 14:03

​Shkencëtarët bëjnë një zbulim të rëndësishëm mbi koronavirusin, që hedh dritë të re në procesin e infeksionit