Lajme

Personat e vdekur në Prizren, dyshohet se u vranë me armë zjarri

01/22/2020 13:23
nga:B. D

Gjatë ditës së sotme, dy persona kanë mbetur të vdekur në Prizren, shkruan GazetaBlic.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një grua të moshës 55 vjeçare dhe një mashkull 60 vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha për GazetaBlic, se dyshimet e para janë që vrasja është kryer nga një armë zjarri.

“Dy personat dyshohet të jenë bashkëshortë të moshës 55 -60 vjeçar. Ka plagë që dyshohet të jenë nga arma e zjarrit por për më shumë duhet të priten raportet zyrtare, ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe prokuroria do të dalë me detaje më të tërësishme”, tha Gashi për GazetaBlic.

Tutje Gashi tha se së shpejti edhe Prokuroria Themelore e Prizrenit do të jep detaje më të hollësishme rreth rastit. /GazetaBlic/

06/14/2020 10:43

Një grua nga Prizreni vdes nga koronavirusi, shkon në 33 numri i viktimave në Kosovë