Një person në Gjakovë ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij Mobil-shop, dhe se nga aty kanë vjedhur disa telefona.
Dyshohet se të dyshuarit i kanë vjedhur edhe dy tabela të automjeteve të ndryshëm dhe i kanë vendosur automjetit me të cilin të njëjtit kanë kryer vjedhje.
Organet e rendit njoftojnë se rasti është në procedurë hetimore.