Sporti

Përshëndetet me Dritën pas dy vite e gjysmë, largim i bujshëm nga gjilanasit

06/27/2019 21:54
nga:M K

Drita ka qenë tejet aktive deri më tani sa i përket tregut të transferimeve.

Kampionia e edicionit 2017/2018 nuk arriti më shumë sesa pozitën e katërt, shkruan GazetaBlic.

Andaj, drejtuesit “bardhë e kaltër” këtë merkato kanë përvjelur mëngët dhe e kanë marrë seriozisht punën e përforcimit të skuadrës.

Këto përforcime, si duket i’a kanë pamundësuar minutazh njeriut që për dy vite e gjysmë djersiti fanellën e gjilanasve, Përparim Livoreka.

Futbollisti këmbëshpejtë, para pak çastesh, përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social “Facebook” konfirmoi “divorcin” me Dritën, derisa mbetet të shihet ditëve në vijim se cili do të jetë destinacioni i radhës për njeriun që ka luajtur për disa skuadra kosovare.

Pershendetje per te gjithë dashamiret e mi dua të ju njoftoj,Qe nga sot nuk do te jem pjes e FC DRITA sa isha pjes e saje per dy vite e gjysme kisha nderin,ta barti nje fanell te nje klubi te madhe! Po ashtu kisha knaqesine te perjetoj momente te veshtira po ashtu momentet nga me te mirat,duke filluar!!nga Kampion të Kosoves super kampion e deri te majat me te larta te futbollit. Evropian Champions League dhe , Europa League !!per keto!! Te arritura te medha dua te falenderoj nga zemra kryesine e klubit!!e ne veqanti tifozet me te zjarret ne trojet shqiptare!INTELEKTUALET.për mbeshtetjen e pa lodheshme.

Faleminderit
FC DIRTA
faleminderit
INTELEKTUAL
me rrespekt
Perparim Livoreka

/GazetaBlic/

10/20/2019 15:54

Drita fiton dramën dhe merr kreun, Prishtina rikthehet te fitorja