Cool

Përsëri rrahje në McDonald’s, kësaj here dy gra grushtohen keq me njëra-tjetrën

08/07/2018 10:26
nga:FL.B

Gjatë këtij vikendi një video-pamje shokuese është filmuar dhe shpërndarë në internet ku shihen dy gra të cilat grushtohen mes vete në restaurantin ushqimor, McDonalds, shkruan DailyMail, përcjellë GazetaBlic.

Përleshja , që ka ndodhur në McDonald’s të qytetit DeKaleb, ka dalë online të shtunën.

Është ende e paqartë se kush e ka nisur përleshjen, por pamjet tregojnë dy gra të cilat grushtohen mes vete në restaurantin e ushqimeve të shpejta.

Përderisa dy gra kapen mes vete më pas grushtojnë njëra-tjtrën e madje dalin jashtë kontrolli duke u futur edhe në pajisjet metalike përballë restaurantit, një burrë që po qëndronte në anën tjetër i futet përleshjes poashtu.

E veshur me një fanellë të Chicago Bulls NBA, burri është parë duke dashur të futet në pjesën ku po ndodhte përleshja derisa e shtyn një punonjëse tjetër të McDonald’s e cila nuk po e lejonte të futje brenda në zonën e punës, aty ku edhe po ndodhte përleshja.

Pavarësisht insistimit të saj, burri ka treguar anën e tij të fortë duke e shtyrë gruan anash dhe duke u futur në mes të përleshjes së dy grave. / © DailyMail – GazetaBlic /

05/06/2019 10:10

Vetëm 330 grave u njihet statusi i të dhunuarave në luftë