Opinion

Përse të gjithë që hodhën lotsjellës nuk janë në bankën e të akuzuarve, kush për përpos gjykatës ka të drejtë të lirojë dikë nga përgjegjësia?

D.ID.I

Shkruan: Fadil Lepaja

Çdo gjykatë serioze do të rrëzonte një akuzë të tillë e cila , kush e di se me çfarë kriteresh i veçon katër pjestarë të opozitës , nga legjislativi i kaluar dhe i amniston dhjetëra të tjerë. Në këto rrethana duket qartë tendenca e prokurorisë me e kriminalizue opozitën, sidomos Lëvizjen “Vetvendosje”, më saktë kreun e saj, sipas kërkesës dhe paralajmërimeve publike nga ana e pjestarëve dhe zyrtarëve të subjekteve të tjera politike, të cilët në mënyrë paushalle hedhin akuza për terorizëm dhe bëjnë kërkrsa për ndalimin e kësaj partie, e cila i mundi të njëjtit në zgjedhjet nacionale dhe lokale.

Futja në qeveri, madje edhe kryesim të saj, e dy partive të ish opozitës, që dikur ishin së bashku me Lëvizjen Vetvendosje në aktivitetin e bllokimit të parlamentit, me qëllim politik të bllokohet një marrëveshje për të cilën ata konsideronin se është e gabuar, nuk mund të i amnistoj ata dhe të mos jenë të prfshirë në të njejtën aktakuzë me katër deputetët e “Vetvendosjes”.

Vet kryeministri i Kosovës, ende mbronë të njejtin qëndrim lidhur me demarkacionin, madje me punën e komisionit të formuar prej tij, paralajmërohet se ka fakte të reja që e e vërtetojnë qëndrimin e tij.

Padyshim se hedhja e gazit lotësjellës në parlament, nuk është veprim i ligjshëm, por dënimi eventual i vetëm katër deputetve të lëvizjes Vetvendosje do të ishte poashtu një diskreditim përfundimtarë i prokurorisë dhe gjykatës, si krejtësisht të anshme dhe në funksion të politikës.

Kush mund të jap një përgjigjje të arsyeshme, përse , në bankën e të akuzuarve nuk janë të gjithë ata që hodhën lotsjellës, përfshi këtu edhe kryeministrin, zëvendës kryeinistrin, ndonjë ministër dhe deputetë të partive tjera që ishin të përfshirë në këtë angazhim politik, gjithësesi me mjete të kontestueshme ligjërisht.

Vetëm gjykata, dhe jo prokuroria ka të drejtë të lirojë nga përgjegjësia dikë, qoftë për shkak se është penduar, apo se është tërhequr nga kjo veprimtari në mënyrë të vullnetshme, por gjithësesi është korrekte që të njejtit të jenë prezent në gjykatë në cilësinë e njejtë kështu që palët të kenë mundësi të ballaaqohen. Nëse prokuroria ka bërë marrëveshje me ndokë[nd, duhet të e bëjë publike këtë, duke i bërë publike edhe arsyet.

Nga ky gjykim, jo vetëm qytetarët e Kosovës por edhe faktori ndërkombëtar do të nxjerri një përfundim shumë të bazuar për gjendjen e vërtetë të sistemit të drejtësisë te ne. Nëse në një shoqëri demokratike , gjygjësia mund të vihet në funksion të politikës, atëherë vështirë se mund të flitet për demokraci. Akuza dhe dyshime të tilla publike ka pasur shumë, por është vetëm në dorën e gjykatës, dhe të askujt tjetër të i demantoj ato.

01/12/2018 21:33

‘Të rebeluarit’ e Vetëvendosjes ka gjasë të zbuten