Fit&Sexy

Përse hani desert edhe kur jeni të ngopur?!

01/22/2020 07:18
nga:L I

Me siguri të gjithëve u ka ndodhur që pasi që të keni ngrënë mjaftueshëm dhe jeni ngopur, megjithatë ju ka mbetur vend edhe për një desert. Mirëpo, a keni pyetur përse është kështu?

Fjala është për reagimin e trurit tonë, jo vetëm për grykësinë, theksojnë ekspertët, transmeton Telegrafi.

Pasi që një kohë të gjatë hamë diçka, më pak fillon të na pëlqejë. Kështu që lëmë vend edhe për atë që pason dhe që më së shumti na pëlqen.

“Kur hamë, në të vërtetë edhe ngopemi me shije dhe aroma”, ka shpjeguar profesoresha Barbara Rolls. Duke ngrënë, ushqimi bëhet gjithnjë e më pak joshës.

Veç kësaj, nëse diçka na pëlqen, ekziston mundësia që atë ushqim ta hamë më shumë se ushqimin tjetër. Pra, çdo gjë është në kokën tonë.

Ekspertët shpjegojnë si arrihet deri te ky fenomen. Në të vërtetë, kur e dimë që do të ketë desert, pa dashje lëmë vend dhe ngopemi me ushqimin të cilin në atë moment e hamë, në mënyrë që të mund të kalojmë edhe në ushqimin tjetër.

Kështu funksionon truri dhe jep sinjale që do të marrin të gjitha materiet e nevojshme ushqyese.

Ngjashëm ka treguar edhe studimi i viteve ’90 të shekullit të kaluar. Pediatri nga Chicago u ka lejuar fëmijëve të hanë atë që dëshirojnë. Pranë krevatit të vogël të tyre i kanë vendosur tabakatë në të cilat ka pasur ushqime të ndryshme.

Fëmijët kanë treguar cilat ushqime i duan, andaj infermierja me atë ushqim i ka ushqyer. Mirëpo, pas një kohe, fëmijët kanë filluar të tregojnë që dëshirojnë nga pak nga secili ushqim.

Kështu ekspertët kanë ardhur në përfundim që fjala është për mekanizmin e lindur.