Sporti

Perrotta e Zaccardo u japin forcë italianëve duke ua kujtuar ndeshjen ndaj Gjermanisë

03/14/2020 18:20
nga:M K

Italia po kalon momente tejet të vështira në historinë e saj.

Numri i viktima që kanë pësuar nga pandemia ‘Covid 2019’ tashmë ka kaluar mbi 1000, derisa vazhdon të rritet gjithnjë e më tepër, duke u bazuar edhe në numrin e madh të të prekurve, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq, kanë qenë dy futbollistët italianë, Perotta e Zaccardo që kanë gjetur një tjetër formë për t’iu dhënë forcë italianëve që të qëndrojnë stoikë përballë kësaj sfide.

Ata ua kanë kujtuar atyre duelin historik ndaj Gjermanisë, të zhvilluar pikërisht në Gjermani, korrikun e vitit 2006, në kuadër të gjysmëfinales së botërorit.

Atëbotë, Italia shënonte dy herë në minutat 119 dhe 120 për t’u kualifikuar në finale e më pas për ta fituar komplet trofeun më të çmuar në rruzull.

Më poshtë edhe videoja motivuese nga dy lojtarët e lartëcekur.

/GazetaBlic/

07/30/2020 21:24

Për 4 javë, 303 raste të infektimit në Kosovë u raportuan nga të kthyerit në Gjermani