Lajme

Përplasje veturash në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ka edhe të lënduar

02/11/2019 15:49
nga:FL.B

Një përplasje veturash ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shkruan GazetaBlic.

Në këtë përplasje sipas informacioneve të para thuhet se janë përfshirë tri vetura, një prej të cilave në foto duket të jetë i markës Range Rover.

Ndër të tjera jo zyrtarisht mësohet se ka edhe të lënduar. Ne do t’iu mbajmë të informuar për më të rejat.

Më poshtë i gjeni dy fotografi nga vendi i ngjarjes.

/ © GazetaBlic /

02/22/2019 06:46

Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë