Lajme

Përplasje mes Veselit e deputetëve të LDK-së e VV-së, kjo është arsyeja!

03/14/2018 10:31
nga:Gazeta Blic

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar rekomandimet e LDK-së dhe VV-së për rritjen e pagave nga ana e kabinetit qeveritar, por pas kësaj ka pasur përplasje mes deputetëve të partive opozitare të cilat nuk pranuan rezultatin.

Në votim kanë marr pjesë 86 deputetë, 39 kanë votuar për, ndërsa 45 kundër.

Por gjatë këtij votimi ka pasur arsye se nuk kanë votuar të gjithë deputetët, i pari që kundërshtoj rezultatin ishte deputeti i VV-së, Adem Mikollovci i cili tha se nuk ka votuar.

Tutje, kryeparlamentari Veseli ka dashur të kaloj në piken e dytë të rendit të ditës, por një gjë e tillë nuk u lejua nga deputetët e LDK e VV-së.

Në Kuvendin e Kosovës aktualisht ndodhen 107 deputetë.

/GazetaBlic 

 

12/06/2018 19:28

Seanca vazhdon nesër