Sporti

Përplasje mes NBA dhe NBPA – kërkohet ‘gjymtimi’ i pagave të lojtarëve, vjen edhe reagimi

04/03/2020 22:59
nga:M K

Zbritja e pagave duket të jetë goxha problem në të gjitha sportet.

Pas përhapjes me të madhe të pandemisë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NBA u anulua dhe ende nuk dihet data e rinisjes, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, momentalisht po diskutohet zbritja e pagave për lojtarët, nga data 15 Prill, për 50%.

Kjo nuk i ka pëlqyer NBPA’së, shoqata për mbrojtjen e të drejtave të lojtarëve, që thuhet të ketë kërkuar zbritje prej 25% dhe të aplikohet nga Maji.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të mësohet edhe verdikti final i kësaj çështjeje.

Kujtojmë se edhe disa yje të NBA janë prekur nga Covid 19, e një nga ta edhe ikona Kevin Durant.

/GazetaBlic/

06/11/2020 22:38

NBA do të fillojë më herët se që pritej