Lajme

Përplasje fizike mes PDK-së në Skenderaj, anulohet votimi!

04/14/2019 18:30
nga:L H

Me tensione e përplasje është zhvilluar sot gara për të zgjedhur kryetarin e fshatit të Klinës së Epërme të komunës së Skenderajt, shkruan Gazeta Blic.

Për partinë e Kadri Veselit edhe kësaj radhe, punët nuk shkuan aq mirë. Kuvendi i cili kishte filluar për të zgjedhur një kryetar, në fund ka përfunduar me përleshje.

Fizikisht është sulmuar Kryetari i të të rinjve të PDK-së në Skenderaj, Alban Berisha.

Sipas burimeve të Gazetës Blic dhe videos që ka siguruar, shihet edhe momenti i përleshjes.

Tensionet, thotë ky burim, kanë ardhur ndërmjet grupeve të Sami Lushtakut dhe Nuredin Lushtakut.

Sipas të njëjtave burime, në këtë votim pjesë kanë marrë edhe njerëz nga fshatra tjera. Thuhet që ata kanë ardhur me porosi për të ndikuar në votim. Kjo siç shprehet burimi, ka qenë edhe arsyeja e konfliktit./Gazeta Blic