Lajme

Përplasja Hoxhaj –Bulliqi

12/04/2017 11:20
nga:Gazeta Blic

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se Komisioni Shtetëror për demarkacion nuk solli asgjë të re dhe asnjë fakt të ri.

“Kam pritë gjetje të reja konkrete, kam përshtypjen që sot nuk na keni ofru fakte. Është një ecje në tematikë në shtatë dimensione të ndryshme dhe unë dal prej kësaj mbledhje të qeverisë me një qartësi më të vogël se sa kam pritë”, ka thënë Hoxhaj.

Pas kësaj, ka ndërhyrë Shpejtim Bulliqi i cili ka thënë se ‘nuk e di se çfarë faktesh më shumë duhet të prezantojë, më shumë se sa kontrolli efektiv i kufirit’ dhe faktet tjera të prezantuar nga anëtarët tjerë.

“Nuk e di, nëse këto të kontrollit efektiv nuk janë fakte për dike që ka menaxhu atë territor për 50 vite me radhë, deri në vitin 2009. Unë nuk e di çfarë argument tjetër duhet me qenë”, tha Bulliqi.

Ndryshe, Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar të gjeturat që u prezantuan sot nga komisioni për demarkacion, para qeverisë.

Hoxhaj falënderoi komisionin për punën e tyre, por iu tha se nuk ishin konkret dhe nuk sollën ndonjë qartësi të re lidhur me kufirin me Malin e Zi.

‘’Nuk ishit konkret, nuk pashë ndonjë qartësi të re. Unë dëgjova gjithçka me vëmendje dhe kam përshtypjen që sot e keni komplikuar edhe më shumë. Kaluan shumë komisione deri më tani që nuk sollën asgjë’’, iu drejtua Hoxhaj komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

Tutje ai tha se tërë kohën kanë përdorur dokumente hartografike e topografike.

‘’Po ma përmendni një kufi të ish-Jugosllavisë ku janë përdorur dokumente të tilla, sepse kanë ekzistuar vetëm dokumente kadastrale. Ma përmendni një konvent ndërkombëtare ku mirëmbajtja e rrugës mund të përdoret dokument për shënjimin e kufirit. Qysh mund ta shënoni një vijë kufitare me dy kritere të ndryshme, me njërën pjesë kritere të tjera e në tjetrën kritere të tjera’’, ka pyetur Hoxhaj.

Tutje ai tha : ’’Pse si keni ndjek majat në pjesën tjetër të kufirit? Nuk ma keni ofru pikëpamjen time, është ecje në tematikë me dimensione të ndryshme.’’

Sot ky komision tha se në bazë të të gjeturave kanë konstatuar se marrëveshja me Malin e Zi nuk përputhet me vijën kufitare të ish-krahinës.

11/20/2019 16:00

VV-ja paralajmëron hetim ndaj Komisionit të Murat Mehës, atij nuk i bën përshtypje një gjë e tillë