Një nga figurat kyçe të LDK-së, Xhafer Tahiri e ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kandidatit për Prishtinën nga kjo parti, Përparim Rama.
Ai tha se vetë fakti që Rama e ka pranuar programin e LDK-së, është pjesë e saj, përcjell GazetaBlic.
Tutje Tahiri shtoi se arkitekti gëzon përvojën e duhur dhe përgatitjen e nevojshme për të udhëhequr me kryeqytetin.
“Po tash, vetë fakti që ka pranuar programin e LDK-së, është pjesë e saj. Z. Rama gëzon dijen e duhur dhe përgatitjen e nevojshme për të udhëhequr me kryeqytetin.
Për qytetarët e Prishtinës, që besoj shumë se do të vlerësojnë drejtë, është zgjidhja më e mirë”, tha ndër të tjera Tahiri në Kanal10.
LEXO EDHE:
Pëparim Rama: Do të jem kandidat i LDK-së, por pa u anëtarësuar në parti – Jam apartiak!
/GazetaBlic/